Sport

Mbrojtësi Luke Shaw, me brinjë të thyer në “Euro 2020”… E pabesueshme!

20 Korrik 2021, 15:04 Nga DOSJA
Mbrojtësi Luke Shaw, me brinjë të thyer në “Euro

ANGLI – E vështirë të besohet, por është e vërtetë. Tani është mësuar se Luke Shaw, mbrojtësi i majtë i “Tre Luanëve” ka luajtur në disa ndeshje të “Euro 2020”-s, duke e duruar dhembjet nga brinjët e thyera.

Eshtë mësuar, se Shaw ishte dëmtuar dhe kishte thyer brinjët në ndeshjen ndaj Gjermanisë, të cilën Anglia e fitoi 2-0, pas golave të Harry Kane dhe Raheem Sterling, ku paraqitja e mbrojtësit të majtë ishte mbresëlënëse.

Ai luajti 90 minuta në atë ndeshje, ndërkohë që ishte lojtar titullar në të dy përballjet që zgjatën nga 120 minuta secila, gjysmëfinalen kundër Danimarkës dhe finalen kundër Italisë, ku Shaw shënoi edhe golin e epërsisë për Anglinë, që në minutën e 2-të.

Manchester Unitedi ndihet i shqetësuar për gjendjen e Luke Shaw tani. “The Telegraph” raporton se klubi e kërkon atë më shpejt në qendrën stërvitore “Carrignton” për të analizuar shkallën e dëmtimit dhe për të parë se sa gjatë do të mungojë ai.

Shaw, aktualisht është duke e shijuar pushimet në Greqi, pas ndeshjeve në “Euro 2020”. E sigurtë është, që ai pritet të mungojë për United, në fillimin e sezonit të ri 2021/22 të Premier League, i cili do të nisë më 14 gusht.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020-s luke shaw mbrojtësi i majtë i “tre luanëve” premier league qendrën stërvitore “carrignton” the telegraph euro 2020-s luke shaw mbrojtësi i majtë i “tre luanëve” premier league qendrën stërvitore “carrignton” the telegraph

Sondazh

Poll