Sport

“Tokyo 2020”, organizatorët frikë nga Covid, se përjashtojnë vendimin ekstrem!

20 Korrik 2021, 16:08 Nga DOSJA

JAPONI – Në Japoni, gatishmëria për rastet e përditshme të Covid-19 vazhdon të mbetet e lartë dhe Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike, madje shkon aq larg sa të mos përjashtojë anulimin dhe rishikimin në minutën e fundit:

“Ne kishim një takim ditën dje, në të cilën u tha që ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën, – shpjegoi presidenti Toshiro Muto në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën, nëse ishte ende i mundur një hap prapa. – Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me rastet e koronavirusit, por nëse infeksioni do të përhapet më tej, ne duhet të konsultohemi përsëri.”

Me 10 raste pozitiv të reja në 24 orët e fundit, rastet e Covid-19 midis personave që mbërritën në Japoni, ditët e fundit janë rritur në 68. Megjithëse, duhet thënë, se pothuajse 20.000 njerëz, të lidhur me Lojërat kanë mbërritur në kryeqytet nga 1 korriku e tutje.

Ceremonia e çeljes së Lojërave Olimpike, rreptësisht pas dyerve të mbyllura si e gjithë pjesa tjetër e garave me pesë rrathë, është planifikuar për të premten, më 23 korrik, në orën 20:00 me kohën e Tokios, kur do të jetë ora 13:00 në vendin tonë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ceremonia e çeljes së lojërave olimpike komiteti organizator i lojërave olimpike presidenti toshiro muto rastet e covid-19 të mos përjashtojë anulimin ceremonia e çeljes së lojërave olimpike komiteti organizator i lojërave olimpike presidenti toshiro muto rastet e covid-19 të mos përjashtojë anulimin

Sondazh

Poll