Sport

Tronditet Milan, administratori i klubit rezulton me kancer dhe shtrohet me urgjencë në spital, ja gjendja e tij

20 Korrik 2021, 15:44 Nga DOSJA
Tronditet Milan, administratori i klubit rezulton me kancer dhe shtrohet me

MILANO– Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, ka rezultuar me kancer. Lajmin tronditës e ka dhënë vetë klubi kuqezi në faqen e saj të internetit.Milan azhornoi tifozët dhe partnerët e klubit për kushtet shëndetësore të Ivan Gazidis, që sot është shtruar me urgjencë në spital.

KOMUNIKATA E KLUBIT

AC Milan informon të gjithë tifozët se administratori i deleguar, Ivan Gazidist është diagnostikuar me kancer në fyt. Bazuar në një seri të gjerë të testeve të kryera, mjekët parashikojnë që ai do të shërohet plotësisht.

Ivan do të mbetet operativ gjatë trajtimeve të nevojshme në klinikat e specializuara, me mbështetjen e plotë të klubit, presidentit Scaroni dhe menaxhmentit të klubit.Në një mesazh për të gjithë komunitetin e AC Milan, Ivan donte të komentonte dhe qetësontë të gjithë:

FJALA E IVAN GAZIDIS

“Sigurisht, nuk është kurrë një kohë e mirë për një diagnozë të kancerit. Por për fat të mirë duket si një formë shumë e shërueshme.

Një ekip i nivelit të lartë mjekësor do të më ndjekë dhe unë kam mbështetjen e të dashurve të mi dhe të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të klubit: kam besim, në bazë të të gjitha konsultave të para mjekësore, që tumori do të trajtohet me sukses, me një shërim të plotë.

Diagnoza ime demonstron rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore, edhe nëse nuk keni simptoma.Ndjej se mund të inkurajoj gjithsecilin që t’i japë përparësi shëndetit të tij dhe të mos nënvlerësojë parandalimin, madje edhe në detyrimet e përditshme të jetës dhe punës”.

“Ne kemi një ekip të fortë, si brenda dhe jashtë fushës – nënvizoi Ivan – dhe unë kam besim të plotë në aftësinë e tyre për të çuar përpara klubin tonë në javët e ardhshme. Shihemi së shpejti dhe gjithmonë Forza Milan”

Të gjithë Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Klubit, punonjësit dhe bashkëpunëtorët, stafi teknik dhe lojtarët e Milanit, i urojnë Ivanit të gjitha të mirat për një shërim të plotë dhe të shpejtë. Ne jemi të gjithë me ju”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ivan gazidis milan ivan gazidis milan

Sondazh

Poll