Sport

Mësohet emri i pedofilit, që luan me Evertonin në Premier League

20 Korrik 2021, 13:08 Nga DOSJA
Mësohet emri i pedofilit, që luan me Evertonin në Premier League

ANGLI – Më së fundit, mësohet se futbollisti i Evertonit, Gylfi Sigurson, është personi që po hetohet policia britanike, nën dyshimin se e kishte abuzuar seksualisht një fëmijë. 31-vjeçar islandez, raportohet se është arrestua të premten, por është liruar me kusht, ndërkohë që policia britanike po e heton rastin, raportojnë mediat angleze.

Klubi i Evertonit, ka konfirmuar se e ka pezulluar futbollistin, pa e bërë të ditur emrin e tij, në pritje të hetimit policor. Në një komunikatë në uebsajtin e klubit, Evertoni njoftoi:

“Evertoni konfirmon se e ka pezulluar një lojtar të ekipit të parë, në pritje të hetimit policor. Klubi do të vazhdojë t’i përkrahë autoritetet në hetimin e tyre dhe nuk do të bëjë më deklaratë për media në këtë kohë”.

Edhe pse policia, apo edhe klubi nuk e kanë bërë të ditur identitetin e futbollistit që po hetohet, mediat angleze raportojnë se i dyshuari për akte pedofilie është mesfushori islandez Gylfi Sigurdsson, i cili është pjesë e Evertonit që nga viti 2017.

B.T (Dosjal.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 31-vjeçar islandez është liruar me kusht është pjesë e evertonit që nga viti 2017 futbollisti i evertonit gylfi sigurson 31-vjeçar islandez është liruar me kusht është pjesë e evertonit që nga viti 2017 futbollisti i evertonit gylfi sigurson

Sondazh

Poll