Sport

Shkëmbim mes dy yjesh, Barcelona po mendon për sulmuesin që i përfundon kontrata këtë sezon

20 Korrik 2021, 15:32 Nga DOSJA
Shkëmbim mes dy yjesh, Barcelona po mendon për sulmuesin që i

ITALI-Griezmann te Juventus dhe Dybala te Barcelona. Është “L’Equipe”, media që e raporton këtë ide të bujshme shkëmbimi. Futbollisti francez duket se do të largohet nga Barcelona dhe mund të përdoret nga si shkëmbim në tregun e transferimeve.

Dybala është një fiksim i vjetër i skuadrës katalanase dhe Griezmann duket se ka përfunduar në mesin e atyre që pritet të sakrifikohet, për të kursyer në veçanti pagat. Ditët e fundit u përfol për shkëmbimin me Saul të Atletico Madrid, por “Los Colchoneros” po vlerësojnë oferta më të pasura dhe konkrete nga Premier League.

Mbeten për t’u kuptuar, megjithatë, synimet e Juventusit, i cili është në bisedime me Dybala për rinovimin e kontratës, që skadon më 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona dybala griezmann juventus barcelona dybala griezmann juventus

Sondazh

Poll