Sport

Duka në mbështetje të Hysajt: “Je një personalitet i botës së futbollit”

20 Korrik 2021, 14:17 Nga DOSJA

TIRANE – Armand Duka, i ka dalë në mbështetje mbrojtësit të kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, i cili pasi ka kënduar para shokëve këngën “Bella Ciao”, ka rënë pre e fryerjeve të tifozëve utralacialë, që e kanë instrumentalizuar politikisht veprimin e futbollistit shqiptar. Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, presidenti i FSHF-së shkruan:

“I dashur Elsi,

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim”, – ka shkruar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dulka, teks të cilin e botuar edhe në italisht.

 

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka bella ciao elseid hysaj mbrojtësit të kombëtares kuqezi presidenti i fshf armand duka bella ciao elseid hysaj mbrojtësit të kombëtares kuqezi presidenti i fshf

Sondazh

Poll