Sport

Arsenali gati 34 mln. për Locatellin, por në garë është edhe Juventusi

20 Korrik 2021, 09:09 Nga DOSJA
Arsenali gati 34 mln. për Locatellin, por në garë është

ANGLI – Mesfushori 23-vjeçar ka tërhequr interes nga i gjithë kontinenti, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Italinë në europian. Arsenali është i gatshëm të paguajë 34 milion £ që Sassuolo dëshiron për Manuel Locatelli, por edhe Juventusi është vënë në lëvizje për të nënshkruar me yllin e Italisë në “Euro 2020”

Ai shënoi dy herë për “azzurrët” dhe luajti në pesë nga shtatë ndeshjet e kombit të tij, ndërsa Italia mposhti brenda në “Wembley” Anglinë me penallti, për t’u kurorëzuar kampione e Europës. Por “Mirror” raporton se Arsenali ‘është i gatshëm të sanksionojë’ një marrëveshje që plotëson 34 milionët £ që kërkohen nga Sassuolo.

Ndërkohë, Juventusi po përpiqet të negociojë një paketë më të strukturuar. Ata duan të paguajnë një tarifë prej 26 milionë £, si pjesë e një marrëveshjeje huazimi për këtë sezon, para se të jenë të detyruar të nënshkruajnë me lojtarin përgjithmonë vitin e ardhshëm.

A do të zbarkojë Locatelli këtë verë në Londër? Vështirë ta thuash. Edhe pse Arsenali është gati ta plotësojë kërkesën financiare të Sassuolos, qarkullojnë zëra, se mesfushori italian preferon një kalim në Torino në vend të Londrës.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenali juventusi manuel locatelli mesfushori 23-vjeçar mirror sassuolo arsenali juventusi manuel locatelli mesfushori 23-vjeçar mirror sassuolo

Sondazh

Poll