Sport

Ish-lojtari i Ajax tregon se si e kishte puthur në buzë Ibrahimoviç

20 Korrik 2021, 07:20 Nga DOSJA
Ish-lojtari i Ajax tregon se si e kishte puthur në buzë

HOLANDE – Andy van der Meyde ka zbuluar, se si ai një herë mori një shuplakë nga Zlatan Ibrahimoviç për puthjen në buzë që ia kishte bërë suedezi, ndërkohë që ishte në gjumë.

Këta dy lojtarë kaluan dy vite së bashku tek Ajax dhe Van der Meyde, dukshëm i pëlqente të shante suedezin.

Holandezi tha në VTBL: “Kur ishim në Ajax, unë gjithmonë ulesha pranë Zlatanit në autobus”.

“Një herë kur ai ishte duke fjetur, unë pata prirje homoseksuale dhe e putha në buzë. Pak sekonda më pas mora disa shuplaka”.

Ibrahimovic dhe Van der Meyde ishin te Ajaxi nga viti 2001 deri në 2003 para se ky i fundit të bashkohej me Interin.

Van der Meyde pastaj u transferua në Everton, ku jeta e tij doli jashtë kontrollit përmes një cikli vicioz të problemeve personale dhe alkoolit.

Pasi u la i lirë nga “Toffees” në vitin 2009, Van der Meyde, dikur një nga lojtarët më premtues të brezit të tij, gjithashtu filloi të merrte droga.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll