Sport

Jo vetëm italianët, danezët ankohen për dhunën e tifozëve të Anglisë: U rrahëm brutalisht

15 Korrik 2021, 12:41 Nga DOSJA
Jo vetëm italianët, danezët ankohen për dhunën e

ANGLI-“Ne kemi qenë të nënshtruar dhe dhunuar nga tifozët anglezë”: është ky raporti shokues i 43 tifozëve danezë, të cilët thonë se ata u rrahën brutalisht gjatë gjysmëfinales së Euro2020 zhvilluar në Wembley.

Për më tepër, sipas informacioneve të BT, ndër episodet më domethënëse do të ishte ajo e një djali 9-vjeçar që u ngacmua vazhdimisht, ndërsa babai i tij mori një grusht të fortë në stomak. Ngjarjet e pakëndshme nisën në shkallët e impiantit mitik londinez, për të vijuar edhe në ambientet e jashtme.

Kjo sjellje e tifozëve ishte edhe në përfundim të finales Angli-Itali, ku një pjesë e mbështetësve të Anglisë filluan të godisnin italianët, një skenë që la shumë për të dëshiruar aq sa pati reagime të forta nga vetë autoritetet e Anglisë, ndër të cilët edhe kryeministri Boris Johnson.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia danimarka euro 2020 anglia danimarka euro 2020

Sondazh

Poll