Sport

Rinovimi i Messit tërheq sponsorët, Barça rifillon rimëkëmbjen financiare

15 Korrik 2021, 11:26 Nga DOSJA
Rinovimi i Messit tërheq sponsorët, Barça rifillon

BARCELONË– Pas marrëveshjes së Leo Messit me Barcelonën edhe për 5 vjet të tjera me 50% ulje të pagës, presidenti Joan Laporta dhe bordi i klubit po bëjnë llogaritë për të kuptuar avantazhet ekonomike të kontratës së re me Messin, përveç atyre teknike, të cilat janë të padiskutueshme. Seria e propozimeve për sponsorizime të reja, plus rinovimet e atyre ekzistuese, mund ta bëjnë pozicionin financiar të Barçës më solide.

Sipas lajmeve nga Mundo Deportivo, duke pasur ende në skuadër Messin, i cili ka rritur reputacionin e tij pas fitores së Kupës së Amerikës në Brazil, do të sjellë gjithashtu avantazhe të mëdha në nivelin e marketingut, rritja e aksesit në stadium,në muze dhe dyqanet zyrtare të klubit.

Klauzola e re e Messit do të jetë 600 milion euro dhe përveçse një bonusi për rinovimin do të përfitojë një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, një shifër shumë më e ulët se ajo që përfitonte nga marrëveshja e fundit e nënshkruar në vitin 2017 me ish-presidentin Bartomeu.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll