Sport

Jo vetëm Europiani i Italisë, Juventus “mund” Interin dhe krenohet me statistikën e fundit

15 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
Jo vetëm Europiani i Italisë, Juventus “mund” Interin dhe

EUROPË– Me përfundimin e Kampionatit Europian, tani është koha për disa statistika interesante. Italia u shpall kampione për herë të dytë në histori duke mundur Anglinë në finale falë ruletës së penalltive. Juventus duhet të krenohet në këtë Euro 2020 sepse sipas llogarive del që lojtarët e klubit juventin shënuan gjithsej 12 gola.

Cristiano Ronaldo shënoi pesë, Alvaro Morata tre, Federico Chiesa dy dhe Aaron Ramsey dhe Leonardo Bonucci me nga një gol secili.Në vendin e dytë janë lojtarët e Interit me tetë gola, Romelu Lukaku goditi rrjetën e kundërshtarit katër herë, Ivan Perisic dy herë, ndërsa Milan Skriniar dhe Nicolo Barella shënuan nga një gol secili.

 

Juventus players scored 12 goals at #EURO2020, more than any other club in the world.

8 goals were scored by Inter players, 7 goals by Atalanta players, 2 scored by Napoli players, and 2 scored by Sassuolo players. (? | GdS)

— Raffaele (@ItalianoCalcio) July 14, 2021

Skuadra e Manchester City-t ka të njëjtën numër golash, tetë.Raheem Sterling shënoi tre, Ferran Torres dy dhe Oleksandr Zincenko, Kevin De Bruyne dhe Aymeric Laporte nga një gol secili.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 juventus euro 2020 juventus

Sondazh

Poll