Sport

“Do përpiqem të bind Sarrin”, Strakosha e ka vendosur,do të qëndrojë te Lazio për të rivalizuar Reinan

15 Korrik 2021, 12:33 Nga DOSJA
“Do përpiqem të bind Sarrin”, Strakosha e ka vendosur,do

ITALI-Thomas Strakosha e ka vendosur. Portieri i Kombëtares shqiptare do të qëndrojë te Lazio dhe në këtë mënyrë sfidon Reinan për fanellën e titullarit, por ndërkohë dëshiron të mësojë shumë nga eksperienca e spanjollit.Me Inzaghin sezonin e kaluar minutat për shqiptarin ishin me pikatore. “Ishte një zgjedhje e trajnerit që absolutisht duhet respektuar.

Sigurisht, nuk jam i lumtur kurë nuk luaj. Nëse një profesionist thotë se është i lumtur në situata të caktuara, ai ndoshta duhet të ndryshojë sport. Por marrëdhëniet me klubin, ekipin dhe tifozët kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera ”, ishin fjalët e tij për Lazio Style Channel.

“Mendoj se ishte koha e duhur për të ndryshuar. Unë shoh një trajner që do të na japë stimuj të mëdhenj. Në stërvitje ai kërkon shumë intensitet, kjo më bëri përshtypje. Ne nuk kemi pasur ndonjë komunikim privat për të folur në lidhje me hierarkitë, edhe sepse nuk ka asgjë për të fshehur. Ai flet me të gjithë hapur.

Unë duhet të vë bast për veten time. E di që mund të jap shumë më tepër. Vitin e kaluar ai më dha një mësim të mirë, më bëri të kuptoj se duhet të vazhdoj të punoj shumë. Unë gjithmonë e kam respektuar Lazion. Reina? Të gjithë e dinë se çfarë personi është Pepe, gjithmonë shumë i qeshur.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll