Sport

“Kisha dëshirë të luaja me një ekip të madh”, Calhanoglu flet si interist dhe shigjeton drejtuesit e Milanit: Vetëm Pi

15 Korrik 2021, 09:28 Nga DOSJA
“Kisha dëshirë të luaja me një ekip të

ITALI-Ditët e para me fanellën e Interit, megjithëse disa seanca stërvitore, për Hakan Calhanoglu transferimi nga Milan te Inter ndodhi shumë shpejt. Mesfushori turk vendosi të mos rinovonte kontratën me kuqezinjtë dhe tani është vendosur nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, Ausilio dhe Inzaghi më telefonuan,kisha një dëshirë të madhe të transferohesha këtu,duke parë forcën që ka kjo skuadër.Unë nuk jam i pari dhe i fundit që shkoj nga Milani te Interi. Doja të bëja një hap përpara dhe kam respekt të madh për Milanin. Pastaj tifozët bëjnë zhurmë, është normale”.

Më pas Calhanoglu foli edhe për trajnerin Stefano Pioli. Mesfushori turk e vlerëson jashtëzakonisht trajnerin e Milanit dhe ka luajtur një rol të madh në rritjen e tij si futbollist dhe ishte ndër të vetmit që dëshironte ta mbante me çdo kusht te Milani.

“Ai bëri një punë të shkëlqyeshme me mua, më la të luaj në rolin tim dhe për këtë krijova kaq shumë raste dhe bëra kaq shumë asistime. Duhet ta falënderoj me të vërtetë. Ai ishte i vetmi që donte të më mbante, kemi biseduar shumë herë, por ai respektoi vendimin tim dhe më uroi “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport calhanoglu inter calhanoglu inter

Sondazh

Poll