Sport

Serie A, rikthehet spektakli në tribuna! Shumë shpejt do të zyrtarizohet prezenca e tifozëve me kapacitet…

15 Korrik 2021, 09:06 Nga DOSJA
Serie A, rikthehet spektakli në tribuna! Shumë shpejt do të

ITALI-Gjatë hedhjes së kalendarit të ri, presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino dha një lajm pozitiv për tifozët që këtë sezon pritet të mbushin shkallët e stadiumeve.”Ne duam të hapim impiantet 100% për publikun”. Një pozicion që shihet si i nevojshëm, si për të garantuar skuadrat për të nisur fushatën e biletave, pasi të ardhurat janë thelbësore për financat e klubeve.

Trendi i vaksinimeve është variabla që i intereson më shumë qeverisë në lidhje me tifozët në stadiume, në të njëjtën mënyrë si ajo që ndodhi në Euro 2020 kur Olimpico u hap për 25% të publikut.Federata italiane nga ana tjetër duket se synon një hap më tej, të paktën deri në 50%, sepse ekziston frika e ndonjë vale tjetër të virusit COVID-19.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport serie a serie a

Sondazh

Poll