Sport

Real Madrid reagon: “Perez u shantazhua nga gazetari, i kërkuan 10 mln. euro”!

15 Korrik 2021, 10:05 Nga DOSJA

SPANJE – Më së fundit, klubi “los blancos” ka dalë në mbrojtje të Florentino Perezit, që ka qenë në epiqendër të skandalit të shpërthyer nga ‘El Confidencial’, që thuajse çdo ditë, boton nga audio-përgjigjime të presidentit, që denigron ikona të klubit.

Nëpërmjet një deklerate për shtypin, Real Madridi tregon, se në vitin 2011 gazetari Jose Antonio Abellan është takuar me zv.presidentin e klubit “los blancos” dhe i ka kërkuar 10 milionë euro për të fshirë audio-përgjimet e presidentit Perez në vitet 2006-2012.

“El Transistor de Onda Cero zbulon se Abellan ka patur një takim në 2011 me zv.presidentin e Real Madridit, Eduardo Fernandez de Blas, në restaurantin ‘Comarro’, në të cilin ai e shantazhoi, duke i kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot e regjistruara në mënyrë të paligjshme”,- ka shkruar Real Madridi në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport audio-përgjimet eduardo fernandez de blas el confidencial florentino perezit jose antonio abellan los blancos audio-përgjimet eduardo fernandez de blas el confidencial florentino perezit jose antonio abellan los blancos

Sondazh

Poll