Sport

Benitez nis ‘aventurën’ te Everton: “Të tregojmë, se mund të konkurrojmë”

15 Korrik 2021, 04:22 Nga DOSJA

ANGLI – Rafael Benitez dha konferencën të parë për shtyp, si trajner i Evertonit dje. Në të ai foli edhe për disa komente të tij në të shkuarën. Spanjoli iu përgjigj edhe banderolave kundër emërimin e tij, si dhe foli për aktivizimin e lojtarëve të rinj.

61-vjeçari spanjol është shprehur se ai nuk është “i frikësuar” nga perspektiva e menaxhimit të Evertonit dhe insistoi, që komentet e bëra në lidhje me klubin, janë bërë kohë më parë kur ai ishte trajner i Liverpoolit dhe duhen parë brenda kontektit.

Rafael Benítez do të jetë trajneri i dytë në historinë e të dy klubeve të qytetit të Liverpool, që do të drejtojë Evertonin, ndërkohë që më herët ka drejtuar dhe Liverpoolin. Më pare këtë e ka pas bërë vetëm William Edward Barclay, i cili ishte trajneri i parë i Evertonit më 1888 dhe i Liverpoolit më 1892.

“Futbolli është mjaft emocional dhe të gjithë kanë mendimet e tyre. Për mua është një sfidë, një shans për të dalë mirë në Premier League dhe për t’i treguar të gjithëve, se ne mund të konkurrojmë. Unë dua të fitoj, dua të bëj mirë. Kjo është të jem konkurrues për mua, të jetë ambicioz”.

Rafa Benitez konfirmoi se Duncan Ferguson do të jetë një nga ndihmësit e tij, së bashku me Francisco de Miguel Moreno. Antonio Gomez, një mesfushor në ekipet e të rinjve të Real Madrid, do të jetë dhe analisti i ekipit.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 61-vjeçari spanjol duncan ferguson francisco de miguel moreno liverpool rafael benitez 61-vjeçari spanjol duncan ferguson francisco de miguel moreno liverpool rafael benitez

Sondazh

Poll