Sport

Dal Pino: “Seria A, tani do të jetë në qendër të futbollit europian”

15 Korrik 2021, 05:06 Nga DOSJA
Dal Pino: “Seria A, tani do të jetë në qendër të

ITALI – Të gjithë dëshirojnë, që Seria A të fillojë me tifozët në stadiume. Këtë e deklaroi edhe presidenti i Ligës, Paolo Dal Pino, gjatë ceremonisë së përcaktimit të kalendarit: “Kur kërkuam stadiume të plota, e bëmë sepse besojmë se është në interesin e vendit, ne duam t’i shohim stadiumet plot me tifozë të pajisur me kartën e gjelbërt të vaksinimit”.

“Ne gjithashtu mund të kontribuojmë shumë për të favorizuar vaksinimin – shtoi ai. -Kërkesa për të pasur 100% të tifozëve në stadiume është e rëndësishme. Flitet për një rritje prej 4 miliardë euro në PBB, falë asaj që ndodhi në “Euro 2020”. Futbolli ndiqet nga 38 milionë italianë dhe duhet ta marrim parasysh këtë, kemi një përgjegjësi sportive por edhe shoqërore”.

“Urime përsëri për ekipin kombëtar – vazhdoi Dal Pino, – për presidentin Gravina dhe për trajneri Mancini. Kampionati Europian i fituar, përtej na dhënë gëzim të madh, e vë tani Serie A në qendër të futbollit europian.

Nëse dikush shikon statistikat, nga 11 lojtarët e zgjedhur në skuadrën më të mire të “Euro 2020”, ka pesë të ligës sonë. Edhe statistikat e tjera thonë se më shumë se 25% e golave ​​u shënuan nga lojtarë që luajnë në Serie A. Dhe Cristiano Ronaldo ishte shënuesi më i mirë i “Euro 2020″.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 38 milionë italianë 4 miliardë euro në pbb cristiano ronaldo euro 2020 paolo dal pino presidenti i legas 38 milionë italianë 4 miliardë euro në pbb cristiano ronaldo euro 2020 paolo dal pino presidenti i legas

Sondazh

Poll