Sport

Gruaja e Di Marias zbulon, ku bashkëshorti i saj do t’i japë fund karrierës

15 Korrik 2021, 05:33 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Jorgelina Cardoso, gruaja e Ángel Di María, zbuloi se anësori argjentinas 33-vjeçar ka përcaktuar klubin me të cilin dëshiron të përfundojë karrierën e tij të futbollit.

“Unë nuk kam asnjë dyshim, se ai do të varë “këpucët në gozhdë” duke luajtur për Rosario Central. Vetëm nëse do të ishte i çmendur, nuk do ta bënte këtë. Nuk e di kur do të ndodhë, mos më pyesni për kohën, por unë e di, që dëshira e tij është ta përfundojë karrierën e tij në Rosario,”– ka thënë Jorgelina për “Tyc Sports”.

Sulmuesi argjentinas është rritur dhe spikatur te Rosario Central, pasi u largua më 2007 për Benfica. Tre vjet më vonë, Di María kaloi te Real Madrid, ku ai qëndroi për katër vjet. Kjo u pasua nga sezoni më i mërzitshëm te Manchester United, para transferimit të tij në Paris SG, klubi ku ka qenë që nga viti 2015.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angel di maria jorgelina cardoso rosario central tyc sports angel di maria jorgelina cardoso rosario central tyc sports

Sondazh

Poll