Sport

Panik, alarm për bombë në Rosario, ndalohet aeroplani privat i Lionel Messit!

14 Korrik 2021, 19:49 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Panik në Argjentinë. Avioni privat i Lionel Messi u ndalua dje pas një alarmi për bombë. 34-vjeçari do të nisej me pushime pas suksesit të Argjentinës në “Copa America”. Alarmi për bombë në aeroportin e Rosarios, i ndaloi të gjitha fluturimet të martën

Messi duhej të nisej për në Miami të Floridas, për të kaluar ca kohë pushime me familjen e tij, por fluturimi u shty, pasi një person pretendoi se kishte lënë një bombë në valixhe.

Aeroporti Ndërkombëtar i “Islas Malvinas” u evakua menjëherë dhe u vendosën protokollet e urgjencës, me të gjitha fluturimet e bllokuara. Incidenti u zgjidh shpejt, por emergjenca ndali në një numër të madh fluturimesh në aeroport, duke përfshirë edhe Messin.

Një deklaratë të aeroportit lexonte: “Në orën 11:50 të mëngjesit, policia e sigurisë së aeroportit (PSA) aktivizoi planin parandalues ​​të emergjencës, për shkak të një situate dyshimi. Ndërtesa u evakuua si masë paraprake”.

Messi do të kalojë në javët e ardhshme disa ditë pushim me familjen, pas një fushate të mundimshme, në të cilën Barça nuk arriti të kthehej në majën e futbollit spanjoll, as të bënte përparim në Champions League.

“Sportsmail” raporton që Messi ka rënë dakord të ndërpresë 50 për qind të pagës për të nënshkruar një marrëveshje të re pesë-vjeçare me skuadrën ‘blaugrana’ të LaLigas.

Kontrata do ta shohë Messin të qëndrojë në ‘Camp Nou’ deri në moshën 39 vjeç dhe do ta ndihmojë klubin në shkurtimin e kostove, pas paralajmërimeve nga presidenti i LaLiga Javier Tebas.

Argjentinasi 34-vjeçar ka qenë në akademinë e Barcelonës, që nga viti 2000 duke zhvilluar 778 ndeshje dhe duke shënuar 672 gola. Barcelona po vazhdon të ulë shpenzimet për të plotësuar udhëzimet e “Fair Play”-t financiar të La Ligas.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sportsmail” alarmi për bombë në aeroportin e rosarios messin privat i lionel messi “sportsmail” alarmi për bombë në aeroportin e rosarios messin privat i lionel messi

Sondazh

Poll