Politike

Rama i kërkoi “armëpushim”, Basha për raportin e KE: T’u kërkojë falje shqiptarëve, në qershor votohet kundër nesh

29 Maj 2019, 15:37 Nga DOSJA
Rama i kërkoi “armëpushim”, Basha për raportin e KE:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot është ndalur në Fier, ku ka zhvilluar një takim me qytetarë të shumtë dhe përkrahës së PD. Basha është pritur nga qytetarët që në hyrje të Fierit, të cilët i “bllokuan” dhe rrugën.

Ata ndaluan makinat dhe dolën prej tyre me flamujt e PD në duar dhe me thirrjet, “Rama ik” dhe “Nuk ka zgjedhje pa PD”. Më pas Basha dhe ish-deputetët që e shoqëronin, zhvilluan takimin ku kërkuan dhe njëherë largimin e Edi Ramës.

Kreu i PD u shpreh se të gjithë kanë dëgjuar thirrjet e protestuesve dhe janë bashkuar me PD-në, duke kërkuar largimin e Ramës. Më tej në fjalën e ti jai komentoi dhe progress-raportin e prezantuar sot nga Komisoni Evropain, ku tha se uron që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian.

Basha po ashtu tha se në qershor do të votohet kundër nesh, pasi kushtet e përcaktuara më parë nga BE nuk janë të përmbushura. Kreu i opozitës pati dhe një përgjigje për Ramën dhe e akuzoi se po pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

(A.B & A.S/ Dosja.al)  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave lulzim basha progres raporti për shqipërinë progres raporti pozitiv i ke edi rama hapja e negociatave lulzim basha progres raporti për shqipërinë progres raporti pozitiv i ke

Sondazh

Poll