Politike

Meta gati për të shtyrë datën e zgjedhjeve, Rama: 30 qershori nuk diskutohet

29 Maj 2019, 14:59 Nga DOSJA
Meta gati për të shtyrë datën e zgjedhjeve, Rama: 30

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili u shpreh i gatshëm disa ditë më parë të ndryshonte edhe datën e zgjedhjeve lokale. Rama tha se kjo datë  nuk lëviz më dhe se më 1 qershor, PS do të nisë fushatën elektorale.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ka konfirmime lidhur me cfarë është bërë ka edhe konstatime dhe porosi cfarë duhet bërë dhe besoj që nuk e lexoj gabim raportin nëse them se sikur ka një sërë detyrash që mund të nxirren ka edhe një detyrë që duhet nxjerë nga opozita, por këtë ua lë ju ta komentoni në atë që është shkruar në raport. Presidenti i Republikës, ai në këndvështrimin tim ka shprehur një gatishmëri për t’u vendosur në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike se kështu e përcakton Kushtetuta.

Por PS-ja shumica nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, të prerë dhe të qartë në 30 qershor nuk është cështja kush do të fitojë por duhet të fitojë Shqipëria institucionale nuk mund ti nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë. Në raport me Presidentin kam qenë dhe mbetem i bindjes se i duhet dhënë Çezarit ajo që i takon Çezarit, e vlerësoj gatishmërinë e Presidentit dhe jam i bindur që nuk e keqkupton reagimin tim në raport me këtë pyetje se nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi Kushtetutë për të anashkaluar.

Përsa i përket letrave, thonë nuk ka gjashtë pa shtatë dhe nuk e di por mbase do të ketë edhe një të shtatë, por në të gjashtë ftesat për t’i hapur rrugë dialogut me opozitën jam përpjekur që të bëj më të mirën, sa ia kam arritur nuk e di. E sigurt është që në 1 Qershor PS do të fillojë fushatën në një betejë që nuk është thjesht kush do të zgjidhet por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes” tha Rama.

Deklarata e Ramës vjen pak ditë pasi presidenti Meta tha se për hir të zgjidhjes së krizës mund të rishohë dekretin e tij për datën e zgjedhjeve lokale duke e shtyrë atë nga 30 qershori në një datë tjetër.

f.g & a.s/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll