Politike

Rama “lutje” Bashës: Armëpushim derisa të merret vendimi për negociatat

29 Maj 2019, 15:11 Nga DOSJA
Rama “lutje” Bashës: Armëpushim derisa të merret

TIRANE– Në fjalën e tij, Rama i dërgoi edhe një mesazh të drejtëpërdrejt kryetarit të PD, Lulzim Basha. Rama tha se derisa të jepet vendimi pret që PD të lejojë një “armëpushim”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

I them përkthyeses që të mos përkthejë asgjë në gjuhë të huaj për mua tani në mesazhin që kam për opozitën. Këtë e kam apel për Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve, deri në momentin e vendimmarrjes është mirë të mendojnë për Shqipërinë jo për partinë, të mendojmë për gjeneratën tjetër, jo zgjedhjet, që të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtra që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana protestash partiake dhe jo popullore. Dhe e fundit që kam është ne, e kemi lexuar me shpejtësi për kohën që kemi pasur, por do ta lexojmë me shumë vëmendje dhe ministri në detyrë për Europën do të paraqesë në qeveri në mbledhjen e radhës një plan veprimi për problematikat që ngrihen në raport. Kështu që mendoj që është momenti që gazetarët të bëjnë pyetjet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll