Politike

Raporti i KE-së, Cakaj: Është koha e bashkëpunimit ndërpartiak

29 Maj 2019, 14:25 Nga DOSJA
Raporti i KE-së, Cakaj: Është koha e bashkëpunimit

TIRANË– Ministri në detyrë për punët e jashtme ka reaguar pas raportit të KE-së, ku u rekomandua hapja e negociatave per Shqipërinë.

Në një status në rrjetet sociale, Cakaj shkruan se tashmë është koha për bashkëpunim ndërpartiak. Ministri kërkon më tej angazhim maksimal politik.

“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:

Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë,”– shkruan Cakaj në statusin e tij në Facebook.

Komisioni Europian i jep “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj hapja e negociatave raporti i ke-se per shqiperine rekomandimi pozitiv i ke gent cakaj hapja e negociatave raporti i ke-se per shqiperine rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll