Bota

“Karteli i Mercedes, BMW dhe Volkswagen”, BE gjobit me 1 miliard dollarë kompanitë gjermane të makinave

8 Korrik 2021, 17:44 Nga DOSJA
“Karteli i Mercedes, BMW dhe Volkswagen”, BE gjobit me 1 miliard

GJERMANI- Komisioni Evropian gjobiti prodhuesit gjermanë të makinave Volkswagen dhe BMW me një total prej 875 milion euro. Mediat e huaja raportojnë se gjoba erdhi pas akuzës, se kanë formuar një kartel për të kufizuar kompeticionin në teknologjinë e uljes së emetimit të gazrave të dëmshëm në makinat me motor nafte.

Sipas marrëveshjes, Volkswagen do të paguajë një gjobë prej 502 milion euro dhe BMW 373 milion euro. Daimler, gjithashtu pjesë e kartelit, nuk u gjobit pasi zbuloi ekzistencën e kartalit.

Komisioni Europian zbuloi se tri kompanitë kanë punuar së bashku për pesë vite për të shmangur konkurrencën në tregun e përbashkët europian. Komisioni tha se anëtarët e kartelit “takoheshin rregullisht” për të diskutuar mbi zhvillimin e teknologjive që eliminojnë oksidin e nitrogjenit nga makinat me motor nafte.

“Ne kurrë nuk kemi pasur një kartel, qëllimi i të cilit ishte të kufizonte përdorimin e teknologjisë së re. Pra, vendimi i sotëm ka të bëjë me atë se si bashkëpunimi i ligjshëm teknik shkoi keq, dhe  ne nuk e tolerojmë kur kompanitë bashkëpunojnë,”- tha zëvendës presidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager.

Vestager tha se të gjitha palët kishin rënë dakord për të zgjidhur çështjen dhe “kanë pranuar rolin e tyre në këtë kartel”.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bmw komisioni europian margrethe vestager volkswagen bmw komisioni europian margrethe vestager volkswagen

Sondazh

Poll

Bota 8 Korrik 2021, 16:51

SHBA- Në Sërfsajd të Floridës, pikërisht dy javë pas shembjes tragjike të ndërtesës së apartamenteve, operacionet tani kanë kaluar nga një mision shpëtimi, në n...