Bota

‘Mos shkruaj më’/ PARALAJMËRIM nga Erdogan? Sulmohet kritiku i Ankarasë, autorët i zënë pritë gazetarit në banesën

8 Korrik 2021, 16:37 Nga DOSJA
‘Mos shkruaj më’/ PARALAJMËRIM nga Erdogan? Sulmohet

GJERMANI– Gazetari turk, Erk Acarer është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Berlin. Autorët e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar që të mos shkruajë më.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, gazetari turk tha se sulmi ndaj tij ndodhi, pasi tre sulmues të armatosur i zunë pritën në oborrin e ndërtesës ku banon.

Kolumnisti i gazetës së majtë Birgun të Turqisë, jeton në Gjermani që nga viti 2017. Ai akuzoi për sulmin partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, e cila është në pushtet.

Autoritetet turke kanë lëshuar disa urdhra arrestimi kundër Acarer në lidhje me artikujt e tij dhe mesazhet që ka postuar në mediat sociale, duke përfshirë një akuzë për “fyerje ndaj presidentit”.

Një koleg i tiji turk, Can Dundar, tha përmes një postimi në Twitter se sulmi ndaj gazetarit është një “mesazh i drejtpërdrejtë” nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, për të treguar se Ankaraja “mund të sulmojë një gazetar në Berlin i cili është kritik ndaj regjimit”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erk acarer sulmohet gazetari turk erk acarer sulmohet gazetari turk

Sondazh

Poll