Paralajmëron gjenerali britanik: Afganistani mund të përfshihet në luftë civile
Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe paralajmëroi se ekziston mundësia që Afganistani të përfshihet në një luftë civile derisa trupat e huaja po largohen.
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Nick Carter, tha se mund të ndodhë që pa praninë e forcave të huaja atje, pushteti afgan të rrëzohet.
“Afganistani mund të përballet me një situatë siç ishte lufta civile në vitet 1990 dhe forcat e sigurisë mund të ndahen përgjatë vijave etnike, ose fisnore”, tha Carter.
Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte, talibanët do të kontrollonin një pjesë të vendit, por jo gjithë territorin e vendit.
E gjithë bota ka drejtuar sytë kah Afganistani pasi forcat e huaja po tërhiqen nga ai vend.
Talibanët po shtrijnë kontrollin në shumë pjesë të vendit duke mposhtur forcat qeveritare.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, tha të enjten se vendi i tij po përballet me një tranzicion të vështirë ndërsa trupat amerikane përfunduan tërheqjen e tyre, por këmbënguli që forcat qeveritare kanë kapacitet për të luftuar me talibanët.
“Ajo që po shohim është një nga fazat më të komplikuara të tranzicionit”, tha ai në një fjalim në Kabul.
Misioni ushtarak 20-vjeçar i NATO-s në Afganistan ka mbaruar, por dhuna në këtë vend vazhdon të rritet, pasi çdo ditë raportohet për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve.
Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat, në këmbim të angazhimit të talibanëve për të mos lejuar Al Kaidën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.
SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001./REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
“Gruaja e Ivanoviçit po mbron Vuçiçin nga hetimet”/ Politikania serbe ngre dyshime: S’rri dot në një dhom
PRISHTINË– Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç ka bërë një deklaratë të fortë ku pretendon se roli i Milena Popoviç, gruas së ...
Autoritetet bjelloruse i vendosin “kyçin” gazetës ‘Nasha Niva’, arrestojnë edhe kryeredaktorin, gruaja: Po sh
BJELLORUSI– Gazeta ‘Nasha Niva’ është bllokuar ditën e sotme nga autoritetet bjellouse dhe është bërë arrestimi i kryeredaktorit të saj, Yahor Martsinovich. Shk...
‘Vrau ëngjëllin tim të vogël’/ Kamioni përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Greqi, babai mes lotësh: Do i dhur
GREQI– Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Nikea të Greqisë tronditi zonën dhe personat që ishin dëshmitarë të aksidentit. 7-vjeçarja u përplas pë...
‘Mos shkruaj më’/ PARALAJMËRIM nga Erdogan? Sulmohet kritiku i Ankarasë, autorët i zënë pritë gazetarit në banesën
GJERMANI– Gazetari turk, Erk Acarer është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Berlin. Autorët e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar që të mos shkruajë më.Përmes një...
Misteret e “Glyka Nera”! Kë takoi piloti Babis pas vrasjes së Caroline? Çdo ditë që kalon, shton dyshimet tek f
GREQI– Hetimet për të zbardhur vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch ende vazhdojnë, pasi tanimë efektivët grekë kanë arritur në një element shumë ...
Japonia zotohet të mbrojë Tajvanin nëse pushtohet nga Kina, reagon Pekini: Po hapni varrin tuaj!
PEKIN– Ditën e sotme, gazeta shtetërore e Pekinit ka shkruar se Japonia po gërrmonte varrin e saj me deklaratën se do të dilte në mbrojtje të Tajvanit së ...
Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç: Prishtina të vihet nën presion, Kurti më shumë gjerman sesa amerikan
BEOGRAD – Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç mendon se që të ketë një ndryshim në dialog Prishtina duhet të vihet nën presion. Medi...
Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet si bashkëpunëtor për përdhunimin e një të miture. E futi në makinë e
ITALI– Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Treviso në Itali, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar për përdhunimin e një 13-vjeçareje.Mediat it...
Viktor Orban për komunitetin e LGBTQ: Nuk i lejojmë të futen në shkolla, burokratët e Brukselit s’kanë punë në ven
HUNGARI– Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian dëshirojnë që në Hungari të lejohet hyrja e aktivistëve të LGB...