Bota

“Gruaja e Ivanoviçit po mbron Vuçiçin nga hetimet”/ Politikania serbe ngre dyshime: S’rri dot në një dhom

8 Korrik 2021, 16:50 Nga DOSJA
“Gruaja e Ivanoviçit po mbron Vuçiçin nga

PRISHTINË– Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç ka bërë një deklaratë të fortë ku pretendon se roli i Milena Popoviç, gruas së ve të politikanit të vrarë, Oliver Ivanoviç, është që ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga hetimi për përfshirë në vrasje.

Trajkoviç deklaroi se roli i “Beogradit zyrtar” ishte “shumë i madh që nga dita e vrasjes” dhe shtoi se media pranë autoriteteve bëri gjithçka “për të devijuar hetimin në një drejtim tjetër”, për të mos zbuluar urdhëruesit e vërtetë.

“Ajo që unë e di është më se e mjaftueshme për të mos u ulur në të njëjtën dhomë me të. Do ta përfundoj me kaq”, tha Popoviç për Nedeljnik.

Më 16 janar të vitit 2018, politikani serb Oliver Ivanoviç u qëllua me armë zjarri në zonën e Veriut të Mitrovicës. Oliver Ivanoviç i cili udhëhiqte nismën qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia“, u qëllua para zyrës së tij ndërsa vrasja e tij pati ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi. Oliver Ivanoviq, ka qenë ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa porositësi dhe ekzekutorët e tij ende nuk janë zbuluar. 

(k.m/dosja.ak)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rada trajkoviç vrasja e oliver ivanoviç rada trajkoviç vrasja e oliver ivanoviç

Sondazh

Poll