Bota

Ekzekutimi i presidentit të Haitit/ U qëllua me 12 plumba, gruaja e tij në gjendje të rëndë, e bija u fsheh në dhomë e t

8 Korrik 2021, 17:40 Nga DOSJA
Ekzekutimi i presidentit të Haitit/ U qëllua me 12 plumba, gruaja e

HAITI– Në trupin e presidentit të Haitit u qëllua 12 herë, dhe njëri nga sytë iu dëmtua rëndë ndërsa vrasësit e armatosur mësynë në vilën e tij. Jovenel Moïse humbi jetën në vend ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë. Mediat raportojnë se vajza e tyre Jomarlie u fsheh në një nga dhomat.

Zonja e Parë Martine, 47, u qëllua në këmbë, në bust dhe në dorë, e më pas u transportua në gjendje kritike për në spitalin e Miam-it. Më pas, siç njoftoi kryeministri i vendit që ka marrë tashmë pushtetin në dorë, mjekët thanë se ajo ishte jashtë rrezikut për jetën.

Pas vrasjes së Presidentit, Haiti ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit, siç njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes. Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur. Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi vrasjen dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jovenel moise jovenel moise

Sondazh

Poll

Bota 8 Korrik 2021, 16:51

SHBA- Në Sërfsajd të Floridës, pikërisht dy javë pas shembjes tragjike të ndërtesës së apartamenteve, operacionet tani kanë kaluar nga një mision shpëtimi, në n...