Bota

8 Korrik 2021, 16:51 Nga DOSJA

SHBA- Në Sërfsajd të Floridës, pikërisht dy javë pas shembjes tragjike të ndërtesës së apartamenteve, operacionet tani kanë kaluar nga një mision shpëtimi, në një “mision rikuperimi”. Më shumë trupa u gjetën dje, duke e çuar numrin e të vdekurve në 54 persona, ndërsa 86 ende figurojnë të zhdukur.

Sot, ekipet në vendin e ndërtesës së shembur në Florida nuk po kërkojnë më për shenja jete.

Disa nga punonjësit u përlotën një natë më parë tek mbajtën një moment heshtje për të shënuan fundin e përpjekjeve të tyre të kërkimit.

“Ndjejmë trishtim të thellë këtë pasdite që morëm vendimin jashtëzakonisht të vështirë për të kaluar nga operacionet e kërkim-shpëtimit në ato të gjetjes së trupave ”,– tha kryetarja e bashkisë së qarkut Majami-Dejd Daniella Levine Cava.

Për 14 ditësh rresht, ekipet e shpëtimit punuan në kushte të vështira, përfshirë zjarre dhe stuhi -ndërsa kërkuan për të mbijetuar por nuk mundën të gjejnë asnjë të gjallë.

Zyrtarët thanë se e bazuan vendimin për t’i dhënë fund përpjekjeve të kërkimit në një numër faktorësh.

“Ishin faktorët inxhinierikë që përfshijnë vetë natyrën e kësaj shembjeje, e cila të jep një probabilitet më të ulët për të mbijetuar, shoqëruar me faktin se kishte shumë pak boshllëqe”.

Ata që i mbijetuan tragjedisë tani po e fillojnë jetën nga e para.

82-vjeçarja Zulia Taub po jeton në apartamentin e një shoqeje. Shtëpia e saj e 22 viteve dhe të gjitha sendet e saj u fshinë nga tragjedia.

“Dola vetëm me pizhama, një mantel dhe një çantë”, -thotë zonja Zulia.

Autoritetet filluan një hetim për shembjen, dhe të paktën gjashtë procese gjyqësore janë ngritur nga familjet e viktimave.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daniella levine cava pallati i shembur ne florida zulia taub daniella levine cava pallati i shembur ne florida zulia taub

Sondazh

Poll