Bota

‘Vrau ëngjëllin tim të vogël’/ Kamioni përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Greqi, babai mes lotësh: Do i dhur

8 Korrik 2021, 16:47 Nga DOSJA
‘Vrau ëngjëllin tim të vogël’/ Kamioni

GREQI– Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Nikea të Greqisë tronditi zonën dhe personat që ishin dëshmitarë të aksidentit. 7-vjeçarja u përplas për vdekje nga një kamion, teksa ishte me kushërirën e saj duke kaluar rrugën.

Mes lotësh babai i të voglës rrëfeu për mediat greke se vajza e tij u përplas për faktin se shoferi i kamionit nuk respektoi semaforin e kuq. Po ashtu ai tha se do të dhurojë organet e 7-vjeçares për ata që kanë nevojë.

“Ai vrau një shpirt, ëngjëllin tim të vogël. Unë kisha ëndrra për të, m’u shkatërruan ëndrrat. Unë do të dhuroj organet e saj, sytë, zemrën, për fëmijët që luftojnë për jetën”, tha babai i viktimës.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vdes 7-vjecarja ne greqi vdes 7-vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll