Bota

Paralajmëron gjenerali britanik: Afganistani mund të përfshihet në luftë civile

8 Korrik 2021, 17:07 Nga DOSJA
Paralajmëron gjenerali britanik: Afganistani mund të përfshihet

BRITANI E MADHE– Kreu i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe paralajmëroi se ekziston mundësia që Afganistani të përfshihet në një luftë civile prej faktit se trupat e huaja po largohen nga vendi. Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Nick Carter, tha se mund të ndodhë që pa praninë e forcave të huaja atje, pushteti afgan të rrëzohet, duke parashikuar një situatë “mjaft të zymtë” në Afganistan me Talibanët që tani kontrollojnë gati 50 përqind të rretheve rurale.

“Afganistani mund të përballet me një situatë siç ishte lufta civile në vitet 1990 dhe forcat e sigurisë mund të ndahen përgjatë vijave etnike, ose fisnore,”-tha Carter.

Ushtria ka njoftuar fundin e fushatës 20-vjeçare për të cilën oficerët e lartë thanë se ishte shënuar nga një seri ceremonish “diskrete” të uljes së flamurit që nuk u publikuan për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Misioni ushtarak 20-vjeçar i NATO-s në Afganistan ka mbaruar, por çdo ditë raportohet për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve. Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat. SHBA-ja dhe forcat aleate kanë ndërhyrë në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nick carter situata ne afganistan nick carter situata ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 8 Korrik 2021, 16:51

SHBA- Në Sërfsajd të Floridës, pikërisht dy javë pas shembjes tragjike të ndërtesës së apartamenteve, operacionet tani kanë kaluar nga një mision shpëtimi, në n...