Autoritetet bjelloruse i vendosin “kyçin” gazetës ‘Nasha Niva’, arrestojnë edhe kryeredaktorin, gruaja: Po sh
8 Korrik 2021, 16:48Nga DOSJA
BJELLORUSI– Gazeta ‘Nasha Niva’ është bllokuar ditën e sotme nga autoritetet bjellouse dhe është bërë arrestimi i kryeredaktorit të saj, Yahor Martsinovich. Shkak janë shkrimet kritike ndaj udhëheqjes së presidentit Alexandër Lukashenko.
Sipas mediavetë huaja, gazeta ‘Nasha Niva’, e cila është një nga më të vjetrat e Bjellorusisë, mbuloi protestat kundër Lukashenkos. Njoftimin për arrestimin e kryeredaktorit të gazetës, Yahor Martsinovich e dha gruaja e tij, e cila tha se bashkëshorti i saj ishte ndaluar teksa po ecte me qenin. Sipas saj, policia ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tyre dhe më pas ka marrë në pyetje kryeredaktorin.
Në lidhje me këtë ngjarje ka pasur një reagim nga autoritetet bjelloruse, të cilat janë shprehur se faqja e gazetës ‘Nasha Niva’ është bllokuar me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, pasi akuzohet për përhapjen e informacionit në emër të organizatave që nuk janë të regjistruara në Bjellorusi. Ndërsa për kryeredaktorin e gazetës kanë thënë se është arrestuar pasi akuzohet se vjet mori pjesë në protesta anti-qeveritare duke prishur rendin publik.
Ky nuk është rasti i parë që autoritetet bjelloruse ‘godasin’ mediat që pasqyrojnë edhe qëndrimet e opozitës. Më 23 maj, autoritetet bjelloruse kanë detyruar një avion të kompanisë Ryanair të ulet në Minsk me pretendimin se në avion kishte bombë dhe më pas autoritetet bjelloruse kanë arrestuar gazetarin Roman Protasevich dhe partneren e tij. Protasevich është një gazetar, i opozitës Bjelloruse, dhe themelues i “Nexta”, kanalit më të madh informativ të vendit që prej muajsh kishte rënë shënjestër presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Nikea të Greqisë tronditi zonën dhe personat që ishin dëshmitarë të aksidentit. 7-vjeçarja u përplas pë...
GJERMANI– Gazetari turk, Erk Acarer është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Berlin. Autorët e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar që të mos shkruajë më.Përmes një...
PEKIN– Ditën e sotme, gazeta shtetërore e Pekinit ka shkruar se Japonia po gërrmonte varrin e saj me deklaratën se do të dilte në mbrojtje të Tajvanit së ...
HUNGARI– Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian dëshirojnë që në Hungari të lejohet hyrja e aktivistëve të LGB...
GREQI– Një shtatëvjeçare në Greqi është shtypur nga një kamion në Greqi dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. E mitura ishte duke ecur bashkë me kushërirën ...
KROACI– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është intervistuar nga një media kroate, ku ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon të kalojë kufirin me Kosovën ...
SHBA- Një i ri nga britania, përdorues i rrjetit, ‘Reddit’ pretendon se ka kapur pamje të UFO-ve në Google Maps. The sun raporton se pretendimi i tij u hodh pos...