Bota

Misteret e “Glyka Nera”! Kë takoi piloti Babis pas vrasjes së Caroline? Çdo ditë që kalon, shton dyshimet tek f

8 Korrik 2021, 16:34 Nga DOSJA
Misteret e “Glyka Nera”! Kë takoi piloti Babis pas vrasjes

GREQI– Hetimet për të zbardhur vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch ende vazhdojnë, pasi tanimë efektivët grekë kanë arritur në një element shumë të rëndësishëm të ngjarjes: Kë takoi pas vrasjesh dhe çfarë lëvizjesh bëri?

Siç u zbulua në emisionin “Të Vërtetat me Zinën”, marrja në pyetje do të vazhdojë javën e ardhshme, me hetuesin që do të përqendrohen më shumë tek paratë, pasi kanë kërkuar nga autoritetet heqjen e sekretit bankar. Kështu do të zbulojnë edhe shumën e transaksioneve të kryera në kohët e fundit. 

Dje u zbulua ekzistenca e një personi të tretë në martesën e pilotit 33-vjeçar, Babis Anagnostopulos, një grua në të 40-at. Por ende nuk është specifikuar nëse ishte erotike, profesionale apo miqësore. Kjo e fundit, përmes përfaqësuesit të saj ligjor ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje lidhur me vrasjen e Caroline.

Po ashtu ka pasur dhe një tjetër tezë që ka dalë në sipërfaqe kohët e fundit. Mendohet se në shtëpi kanë hyrë vërtetë persona për të grabitur, pasi dyshohet se piloti u kishte marrë para borxh. Megjithatë nga kontrollet që janë bërë në shtëpi nuk ka asnjë provë që dikush ka hyrë me dhunë.

Marrë nga TaNea 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch vrasja e caroline crouch caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll