Bota

Japonia zotohet të mbrojë Tajvanin nëse pushtohet nga Kina, reagon Pekini: Po hapni varrin tuaj!

8 Korrik 2021, 16:26 Nga DOSJA
Japonia zotohet të mbrojë Tajvanin nëse pushtohet nga Kina,

PEKIN– Ditën e sotme, gazeta shtetërore e Pekinit ka shkruar se Japonia po gërrmonte varrin e saj me deklaratën se do të dilte në mbrojtje të Tajvanit së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Sipas Global Times, media shtetërore e Kinës ka shkruar se Japonia është e pafuqisheme ndaj forcës ushtarake kineze dhe nuk do të përfshihej asnjëherë po të mos kishte mbështetjen e SHBA. Aty shkruhet se Japonia mund të kthehet në një shënjestër legjitime dhe të përballej me kundërpërgjigje nëse kalon ‘linjat e kuqe’ të Kinës.

Zëvëndës kryeministri japonez Taro Aso tha dje se në këtë rast Taivani do të përbënte rrezik për qytetin japonez të Okinawa, sipas agjencisë vendore Kyodo.

“Nëse ndodh një problem madhor në Taivan, nuk do të ishte e tepërt të thuhet se kjo do të sillte panik dhe për Japoninë. Ne duhet të mendojmë se radhën më pas e ka Okinawa”, ka thënë Aso.

Situata kërcënuese së cilës ai i referohej është një sulm i armatosur ndaj një vendi të huaj me marrëdhënie të ngushta me Japoninë që në fakt kërcënon dhe vetë atë. Komentet e Aso kanë zemëruar Pekinin, i cili e konsideron Taivanin si territorin e tij.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota japonia japonia mbron tajvanin nga kina kine pekin tajvan taro aso japonia japonia mbron tajvanin nga kina kine pekin tajvan taro aso

Sondazh

Poll