Bota

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet si bashkëpunëtor për përdhunimin e një të miture. E futi në makinë e

8 Korrik 2021, 15:56 Nga DOSJA
Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet si

ITALI– Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Treviso në Itali, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar për përdhunimin e një 13-vjeçareje.

Mediat italiane raportojnë se 13-vjeçarja është përdhunuar nga një i mitur tjetër, shok i shqiptarit, i cili i ka transportuar ata. Ai i ka marrë dy të miturit me makinë në Panairin e S.Luca dhe i ka dërguar tek varrezat e Silea.

Vajza është futur me dhunë në makinë dhe 26-vjeçari shqiptar është siguruar që ajo të mos dalë nga makina deri në vendin ku do i çonte të miturit. 26-vjeçari është një emër i njohur për Policinë pasi aktualisht ishte në arrest shtëpiak i dënuar për tetë grabitje të kryera së bashku me 4 bashkëpunëtorë të tjerë midis shtatorit 2017 dhe marsit 2018 dhe kryer në Silea, Susegana, Frescada dhe Treviso. Ai gjithashtu duhet të vuajë një dënim tre vjet për tregtinë e drogës.

E shkuara e tij kriminale daton që nga viti 2013 ku hetuesit zbuluan me anë të disa përgjimeve se shqiptari kishte ushtruar dhunë dhe kishte grabitur disa shtëpia. Ndërsa për përdhunimin, e mitura ka folur para hetuesve vetëm disa ditë pasi ndodhi ngjarja, pasi ajo nuk mundi të bënte ankesë fillimisht për shkak se ndjehej në faj.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet 26 vjecari shqiptar ne itali arrestohet shqiptari ne itali arrestohet 26 vjecari shqiptar ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll