Sport

“Euro2020” / ‘Romanisti’ Mourinho: “E tmerrshme humbja e Spinazzolas”

4 Korrik 2021, 10:27 Nga DOSJA

ITALI – “Italia humbi Spinazzola. Eshtë e tmerrshme për ta, por imagjinoni sa e tmerrshme është për mua, që nuk do ta kem për rreth gjashtë muaj. Emerson Palmieri është një lojtar i mirë, me përvojë. Por Spinazzola po luante në një mënyrë të pabesueshme.”

Kështu është shprehur José Mourinho në “Talks Sport”, si komentator i “Euro2020”. Ndërkohë, sot mbrojtësi i verdhekuqve do të fluturojë për në Finlandë, ku do të vizitohet dhe operohet nga prof. Orava. Kjo është edhe humbja e parë “Special Uno” në aventurën e tij të re romane që pritet të nisë.

Portugezi i njohur Jose Mourinho, me gjasa, në ditët e para të javës do të zyrtarizohet si trajneri i ri i skuadrës së Romës. Ai ka mbërritur në kryeqytetin italian, por është karantinuar, ku do të qëndrojë për pesë ditë, si të gjithë personat që mbërrijnë nga Anglia.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “talks sport” josë mourinho komentator i “euro2020” spinazzola “talks sport” josë mourinho komentator i “euro2020” spinazzola

Sondazh

Poll