Sport

“Copa America” / Kolumbia në gjysmëfinale, eliminoi Uruguajin me penallti

4 Korrik 2021, 05:52 Nga DOSJA
“Copa America” / Kolumbia në gjysmëfinale, eliminoi

BRAZIL – Kolumbia mundi 4-2 Uruguajin me penallti, pas dy pritjeve nga portieri David Ospina, duke kaluar në gjysmëfinalet e “Copa America” dhe me shpresën e saj për fitimin e këtij trofeu të munguar që nga 2001.

Koha e rregullt e takimit çerekfinal midis këtyre dy skuadrave, në stadiumin “Man Garrincha” në Brazilia përfundoi 0-0, në një ndeshje të tensionuar, e mbushur me mundësi për të dy skuadrat për të shënuar, por pa gola

Atëherë, ‘gardiani’ Ospina, bëhet heroi për Kolumbinë në ekzekutimin e penalltive, duke pritur goditjet e uruguajanëve Jose Maria Gimenez dhe Matias Via. Ndërkohë Zapata, Sanchez, Mina dhe Borja shënuan të gjithë për Kolumbinë, ashtu siç realizuan edhe sulmuesit Cavani dhe Suarez për Uruguajin.

Në gjysmëfinale, Kolumbia do të përballet me Argjentinën. ‘Cafeteros’, siç duhen futbollistët kolumbianë, e kanë fituar vetëm një herë në shtëpi këtë trofe më 2001. Ata janë eliminuar në edicionet e 2015 dhe 2019 të “Copa America” përkatësisht kundër Argjentinës dhe Kilit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘cafeteros’ brazilia copa america kolumbia ospina stadiumin “man garrincha” uruguajin ‘cafeteros’ brazilia copa america kolumbia ospina stadiumin “man garrincha” uruguajin

Sondazh

Poll