Sport

VIDEO / Ekuadori i jep lamtumirën “Copa America”, e shpartallon Argjentina

4 Korrik 2021, 05:18 Nga DOSJA
VIDEO / Ekuadori i jep lamtumirën “Copa America”, e shpartallon

BRAZIL – Ekuadori pagoi faturën e shtrenjtë të gabimeve. Dy shpërqëndrime dhe u mund 3-0 nga Argjentina, duke u eliminuar nga “Copa América” në raundin çerekfinal.

Rodrigo De Paul, Lautaro Martínez dhe Lionel Messi, shënuan golat për “Albiceleste” për një triumf që i mban ata të pamposhtur në turne dhe me iluzionin e paprekur të arritjes së një titulli kontinental, që u është mohuar që nga viti 1993.

Ndeshja, që u zhvillua në “Pedro Ludovico Teixeira” të Goianias, pati një fillim intensiv për Argjentinën, e cila kërkoi të impononte lojën e saj nga fillimi, si në katër ndeshjet e fazës së grupeve. E megjithatë, goli i parë do të vinte në minutën e 39-të nga Rodrigo De Paul, i cili mori një top të saktë një top të saktë nga këmbët e Lionel Messit.

Para pushimit, në pjesën e dytë, ekuadorianët u përpoqën për të barazuar. Por në minutën e 84-të erdhi edhe goli që siguroi “Albicelestet”. Me ndihmën e Lionel Messit, Lautaro Martínez, e çoi në 2-0 rezultatin e takimit. Sidoqoftë, ‘vulën’ 3-0 fitores së Argjentinës, do t’ia jepte Lionel Messi nga një goditje e lire, ashtu siç di ai të bëjë vetëm ai.

Pas kësaj fitoreje, Argjentina vulosi ‘pasaportën’ e saj për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Kolumbinë të martën e ardhshme.

Messi was smiling, he knew he was going to score the freekick #CopaAmericapic.twitter.com/GC9l00PvLQ

— Fuegoleon (@Waffirian_) July 4, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentinën copa america ekuadori lautaro martinez lionel messi rodrigo de paul argjentinën copa america ekuadori lautaro martinez lionel messi rodrigo de paul

Sondazh

Poll