Sport

“Këputje e tendinit të Akilit”, sot Spinazzola drejt Finlandës

4 Korrik 2021, 04:36 Nga DOSJA

ITALI – Ai bëri një festë në autobus me shokët e tij të skuadrës. Leonardo Spinazzola, me zemrën e tij të ndarë në gjysmë: nga njëra anë gëzimi që Italia arriti në gjysmëfinalen e “Euro2020”, në anën tjetër sikleti për shkak të dëmtimit. Megjithatë, në mëngjes ai ishte në mjedisin ku “Azzurrët” ushqehen, me paterica…

Lojtari iu nënshtrua rezonancës manjetike në klinikën “Sant’Andrea” dje pasdite. Testet e kryera konfirmuan këputjen e tendinit të majtë të Akilit. Sot, Spinazzola do të fluturojë për në Finlandë, ku do të operohet nga Profesor Sakari Orava, një nga specialistët më të mirë për këtë lloj ndërhyrjeje (në të kaluarën ai ka kuruar edhe Beckham).

“Për fat të keq të gjithë e dimë se si shkoi, por ëndrra jonë blu vazhdon dhe me këtë grup të shkëlqyeshëm, asgjë nuk është e pamundur. Unë vetëm mund t’ju them se do të kthehem së shpejti! Jam i sigurt!” Ka shkruar Spinazzola në Instagram.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “azzurrët” “sant’andrea” euro2020 finlandë profesor sakari orava “azzurrët” “sant’andrea” euro2020 finlandë profesor sakari orava

Sondazh

Poll