Sport

Barcelona le të lirë Pjanic, mund të largohet edhe falas…

4 Korrik 2021, 09:26 Nga DOSJA
Barcelona le të lirë Pjanic, mund të largohet edhe falas…

SPANJE – Nevoja e Barcelonës është që të ulë faturën e pagave, me çdo kusht. Kjo edhe liruar disa lojtarë, duke përfshirë edhe Miralem Pjanic.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalanas ka bërë të ditur, se Ronald Koeman nuk e ka në planet e tij dhe do t’i jepte atij lirinë falas, pavarësisht se vitin e kaluar ai u ble për 60 milionë euro, të marra përmes shitjes së Arturit.

E ardhmja? Gazeta me qendër në Katalonjë, raporton se mesfushori boshnjak, para se të pranojë ndërprerjen e kontratës së propozuar nga Barça, dëshiron të eksplorojë tregun për të pare, nëse ka ndonjë klub të gatshëm ta marrin atë dhe t’i paguajnë pagën e lartë.

Juventus dhe Inter, shkruan “Mundo Deportivo”, janë të interesuar ta rikthejnë Pjanic në Serie A, ndërsa në Francë thuhet se edhe PSG mund të japë një mendim.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “mundo deportivo” juventus dhe inter miralem pjanic ronald koeman “mundo deportivo” juventus dhe inter miralem pjanic ronald koeman

Sondazh

Poll