Sport

“Euro2020” / Rekordi madh i Italisë, 15 ndeshje pa humbje!

4 Korrik 2021, 04:06 Nga DOSJA

ITALI – Të premten në mbrëmje, “Azzurrët” mundën 2-1 Belgjikën, duke prerë “biletën” e tyre për në gjysmëfinalen e “Euro2020”-s, ku do të përballen me Spanjën, ndeshje kjo e planifikuar për t’u zhvilluar marten e 6 korrikut, në “Wembley Stadium” të Londrës.

Kjo ishte fitorja e tyre të 15-të radhazi në kompeticionet europiane, mes ndeshjeve kualifikueseve për Nations League dhe “Euro2020”. Ky është një rekord i ri për skuadrën e Roberto Mancinit, e cila tejkalon rekordin e mëparshëm prej 14 ndeshjesh pa humbje, të vendosur nga Gjermania, nën drejtimin e Joachim Low.

Kombëtarja e Italisë, gjithashtu ka fituar pesë ndeshje të “Euro2020”, diçka e arritur më parë vetëm nga Franca në  “Euro1984”, Holanda në  “Euro1988” dhe në “Euro1992”, si dhe nga Republika Çeke gjatë edicioneve 2000 dhe 2004.

Skuadra e Roberto Mancinit i ka arritur këto rezultate, duke shënuar edhe shumë gola në portat kundërshtare. Italia, gjatë pesë ndeshjeve të zhvilluara për “Euro2020”, ka mundur të shënojë 11 herë, ndërkohë që rezultatin më të lartë, me 12 gola të shënuar e ka në Botërorin 2006, ku “Azzurrët” u shpallën edhe kampionë të Botës.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “azzurrët” “wembley stadium” belgjikën euro2020 nations league “azzurrët” “wembley stadium” belgjikën euro2020 nations league

Sondazh

Poll