Sport

60.000 tifozë në “Wembley”, biletat për Angli-Danimarkë janë shitur të gjitha, e konfirmon UEFA

3 Korrik 2021, 21:34 Nga DOSJA
60.000 tifozë në “Wembley”, biletat për

ANGLI-Danimarkë-Angli është gjysmëfinalja e kampionatit Europian. Kjo përballje do të luhet në “Wembley”, stadium në fakt që anglezët janë të pamposhtur pasi në garat e tyre në Europë janë të pathyeshëm ku në 14 ndeshje kanë fituar 9 herë dhe kanë barazuar 5 sfida. Nuk ka si të ndodhi tjetër, në një stadium me aq vlera dhe me një tifozeri të çmendur nga pas ky mund të jetë viti i anglezëve.

Qeveria britanike ka konfirmuar se ndryshe në ndeshjen ndaj Gjermanisë ku tifozë ishin 45.000, këtë herë do të jenë 60.000- një kapacitet prej 75%. Biletat u shitën në portalin e UEFA-s dhe kushtuan 595 euro, 475 euro dhe 345 euro.

Në sfidën e 7 korrikut, UEFA ka konfirmuar se të gjitha biletat janë SHITUR!!! UEFA, po ofron ende paketa ndihmëse si për gjysmëfinalet, ashtu edhe për finalen duke filluar me 5.200 euro, duke arritur në 7.300 euro për person.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli-danimarke euro 2020 uefa wembley angli-danimarke euro 2020 uefa wembley

Sondazh

Poll