Sport

Van de Beek, pjesë e marrëveshjen për kalimin e Varane te “Djajtë e Kuq”

4 Korrik 2021, 08:09 Nga DOSJA
Van de Beek, pjesë e marrëveshjen për kalimin e Varane te

ANGLI – Sipas britanikes ‘The Sun’, Real Madrid po mendon për transferimin e Donny Van de Beek, nëpërmjet një transaksioni. Manchester United është pranë arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin Raphael Varane, por “Los Blancos” kanë kërkuar huazimin e Van de Beek për një sezon, si pjesë e marrëveshjes për mbrojtësin.

Madrilenët po kërkojnë holandezin plus rreth 50 milionë euro, për ta lënë të lirë të largohet mbrojtësin francez. Nëse Varane është shumë afër transferimit në “Old Trafford”, formula e transferimit do të përcaktohet gjatë ditëve në vijim. Por me kushtin që madrilenët të kenë sezonin e ardhshëm në gjirin e tyre holandezin Van De Beek, i cili ka patur pak hapësira në radhët e “Djajve të Kuq”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united raphael varane real madrid the sun van de beek manchester united raphael varane real madrid the sun van de beek

Sondazh

Poll