Sport

Messi: “Duam finalen. Rekordi i Pele? Çmimet individuale janë dytësore”

4 Korrik 2021, 09:06 Nga DOSJA

BRAZIL – Pas suksesit kundër Ekuadorit, në çerekfinalet e “Copa America”, kapiteni Leo Messi i “albicelestëve” ka folur për shtypin: “Ishte një lojë shumë e vështirë, ne e dinim që do të ishte e vështirë.

Ekuadorit, është një ekip shumë i pa parashikueshëm, me lojtarë të shpejtë, të fortë fizikisht dhe me lojtarë të rinj. Ne luftuam shumë derisa gjetëm golin. Qëllimi ishte të ishim në gjysmëfinale.

Rekordi i golave ​​të Pele? Çmimet individuale janë dytësore. Ne jemi këtu për më shumë, për të përgëzuar ekipin për punën që po bëjmë. Ne kemi një objektiv dhe do të luftojmë për të. Kolumbia ka lojtarë me përvojë, ata janë shumë të shpejtë. Ne do të shkojmë hap pas hapi, por duam të jemi në finale,”– deklaroi “Pleshti” pas fitores ndaj Ekuadorit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport copa america ekuadorit kapiteni leo messi pele copa america ekuadorit kapiteni leo messi pele

Sondazh

Poll