Sport

VIDEO/ Angli e frikshme! Katër gola Ukrainës, për ti treguar forcën Danimarkës në gjysmëfinale

3 Korrik 2021, 20:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Angli e frikshme! Katër gola Ukrainës, për ti treguar

ITALI- Anglia është skuadra e fundit gjysmëfinaliste në Euro 2020. Skuadra drejtuar nga Southgate ia doli të fitojë lehtësisht ndaj Ukrainës me shifrat 4-0. Që do të ishte një përballje e lehtë kjo u pa në vetëm katër minuta lojë kur Harry Kane ia doli të ndëshkojë Ukrainën, falë edhe një topi të shërbyer nga Sterling. “Tre Luanët” ruajtën ekulibrat në fushë,ndikuar nga një kundërshtar që nuk kishte forcë të bënte keq në portën e Pickford.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 47′ Maguire goditi shpresat e ukrainasve me një goditje të saktë me kokë, që e çoi rezultatin në 2-0, duke qetësuar Southgate në pankinë.Ajo që kishte ëndërruar Shevcenko u shua përfundimisht në minutën e katërt pas rifillimit, kur skuadra e tij e dorëzuar moralisht pësoi edhe golin e tretë, që praktikisht mbyll një ndeshje të parashikuar si të tillë. Kane shënon dygolëshin e tij personal, duke rifituar pozita në listën e golashënuesve.

Nuk kishte më ndeshje në “Olimpico” me Ukrainën të shpartalluar krejtësisht nën goditjet e Anglisë, që shënoi golin e katërt duke hipotekuar shumë minuta para përfundimit kalimin në gjysëmfinale të Euro 2020. Henderson i sapo futur ka shënuar me kokë golin e katërt për skuadrën e Southgate, duke konfirmuar problemet e Ukrainës në goditjen standarde. Me meritë, Anglia ia doli të arrijë në gjysmëfinale, ndërsa tani do të përballet me furinë e Danimarkës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli-ukrainë euro 2020 angli-ukrainë euro 2020

Sondazh

Poll