Sport

Foto me Pogban, Dybala ndez imagjinatën e tifozëve të Juventusit, lumë komentesh në…

3 Korrik 2021, 20:01 Nga DOSJA
Foto me Pogban, Dybala ndez imagjinatën e tifozëve të Juventusit,

SHBA-Një fotografi e publikuar nga Paulo Dybala ishte e mjaftueshme për t’i bërë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë. Numri 10 bardhezi në fakt postoi një foto me mikun e tij, Paul Pogba, në Florida, Miami, ku po shijojnë pushimet e tyre.

Të dy luajtën në Torino me fanellën e Juventusit për vetëm një vit, por kanë ruajtur një miqësi të madhe jashtë fushe, me mesfushorin e Manchester United që iu bashkua Dybala në plazhet e Miami, pas eliminimit të Francës së tij nga Kampionati Europian.

Nën postimin u lëshuan komentet e tifozëve: shumë ëndërrojnë të shohin dyshen te Juventus sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dybala juventus pogba dybala juventus pogba

Sondazh

Poll

Sport 3 Korrik 2021, 14:56

Patrik Schick kërcënon Cristiano Ronaldon

AZERBAIXHAN – Kampionati Evropian është duke dhuruar spektakël të vërtetë që po mbahet në 11 shtete.“Euro 2020” është bërë edhe më i veçantë me pra...