Aktualitet

EMRI/ Kultivonte lëndë narkotike pranë shtëpisë, arrestohet 57-vjeçari në Rroskovec

3 Korrik 2021, 12:24 Nga DOSJA
EMRI/ Kultivonte lëndë narkotike pranë shtëpisë,

RROSKOVEC- Një person është arrestuar ditën e sotme në fshatin Ngjeqar të Rroskovecit, për shkak se është kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa. 57-vjeçari i arrestuar është Bujar Goriçani, pasi i janë gjetur disa fidanë kanabis sativa pranë banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar goricani bujar goricani

Sondazh

Poll