Aktualitet

I dehur dhe hashash në shtëpi, policia arreston dy persona në Fier, emrat e tyre

3 Korrik 2021, 11:21 Nga DOSJA
I dehur dhe hashash në shtëpi, policia arreston dy persona në

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar 57-vjeçarin, Bujar Goriçani, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

I arrestuar është dhe 49-vjeçari, i identifikuar si Isidor Bano, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Lushnje, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar goricani dy arrestime ne fier isidor bano bujar goricani dy arrestime ne fier isidor bano

Sondazh

Poll