Aktualitet

PËRGJIMET e 2019-ës e fundosën! ‘Nuk e shes 8, por 9.5’, bisedat telefonike zbulojnë ‘të fshehtat’ e polici

3 Korrik 2021, 11:09 Nga DOSJA
PËRGJIMET e 2019-ës e fundosën! ‘Nuk e shes 8, por

Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg për Elefterios Sulla, efektiv i patrullës së përgjithshme. Ai doli në përgjime që prej nëntorit 2019, kur dy vëllezërit Breza braktisën një mjet në ndjekje e sipër.

Njëri ndër ta flet në telefon dhe thotë që takoi të atin në spital, që ishte i ndaluar dhe kur një shok i thotë “ec takoje pak minuta” . Ai përgjigjet: “I dhashë 40 euro atij”.

Kur SPAK kontrolloi kartelën ne spital zbuloi që Elefterio ishte në shërbim atë dite dhe ndaj e vuri në përgjim.

Polici, më tej del në përgjime kur flet me shokun e tij Mikel Zhegu , i cili është shpërndarës droge, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Mikel Zhegu del qartë nga përgjimet që shpërndan drogë dhe në disa raste polici Sulla i thotë : “Ndaj dhe për mua është përdorues droge dhe vetë polici”.

Hera e fundit që polici i patrullave del në përgjime kur flet me shokun e tij në 17 prill 2021, për vendin se ku do të dërgonte drogës. Zhegu i thotë shokut polic: “Nuk e shes 8 (80 mije leke), por 9.5”.

Polici në këtë rast fiton doza për ta përdorur për vete kokainën, por nuk fiton lekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, sipas përgjimeve.

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elefterio sullaj pergjimet per elefterio sullaj elefterio sullaj pergjimet per elefterio sullaj

Sondazh

Poll