Aktualitet

“Dy shoqëruesit e ish-ministrit Tahiri, organizatorët e trafikut të drogës”/ Mediat italiane zbardhin detaje nga hetimi

3 Korrik 2021, 12:16 Nga DOSJA
“Dy shoqëruesit e ish-ministrit Tahiri, organizatorët e trafikut

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga hetimet e operacionit “Shpirti” që çoi në pranga 38 persona, mes të cilëve edhe prokurorin shqiptar Maksim Sota, por edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

La gazzetta del Mezzogiorno, në shkrimin e saj që mban datën 3 korrik, teksa i referohet hetimit nga SPAK shkruan se “paratë e përfituara nga trafiku i drogës investoheshin në hotele dhe restorante në Shqipëri.”

Po sipas hetimeve, Prokurori i Vlorës, Maksim Sota kishte rolin si ndërmjetës midis trafikantëve të drogës dhe policëve.

Hetimet kanë zbuluar se në krye të këtij rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali kanë qenë dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Dy policë të tjerë, të arrestuar për korrupsion, janë Ilirjan Balla dhe Festim Lelaj, të cilët garantonin shitjen e drogës.

Ndërsa një tjetër emër që del nga hetimet është Saimir Kurti, i cili kishte dhënë me qira tokën dhe menaxhonte mbjelljen e drogës. Shkëlzen Daci ishte ndërmjetësi për kontaktet që krijonte me qëllim trafikun e drogës. Personat e tjerë të arrestuar janë fermerë që merreshin me kultivimin e drogës.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet festim lelaj hekuran marku maksim sota operacioni shpirti paul deda festim lelaj hekuran marku maksim sota operacioni shpirti paul deda

Sondazh

Poll